Pas kritikave, Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

by Nexhat

Komuna e Tetovës, që drejtohet nga Bilall Kasami, ka vendosur që datën 1 dhjetor 2025 ta shpall ditë zie në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi i cili vdiq në mesjavë në Itali dhe u varros sot në vendlindjen e tij në Tetovë.

Ky vendim, me gjasë i marrë në një mbledhje ‘online’, erdhi pas kritikave që janë bërë për mos caktimin e një dite zie pas vdekjes së këngëtarit.

banner

“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj!

Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!

Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti kritikoi udhëheqësit shqiptarë të Tetovës për trajtimin që ia bënë Shpat Kasapit pasi vdiq më 26 nëntor.

Këngëtari u varros sot në 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy