Protesta të dhunshme në Gjermani, policia shpërndan turmat

by Nexhat

Në Gjermani, zgjedhja e liderit të ri të rinisë së partisë së djathtë ekstreme AfD u zhvillua nën masa të rënda sigurie dhe mes protestave masive në qytetin Giessen.

Mijëra demonstrues bllokuan rrugët dhe hyrjet e kongresit, duke shkaktuar një vonesë prej më shumë se një orë e gjysmë. Policia reagoi me 6,000 efektivë dhe përdori edhe ujë me presion për të larguar disa nga protestuesit.

banner

“As Alice Weidel, as Tino Chrupalla dhe as kushdo tjetër në këtë sallë nuk është shërbëtor i Rusisë apo i ndonjë vendi tjetër. Ne jemi patriotë gjermane. Ne jemi gjenerata që do ta shpëtojë atdheun nga rënia… Ne jemi Gjenerata Gjermania. Bashkohuni me ne”, tha Jean-Pascal Hohm.

Jashtë, protestat e organizuara nga sindikatat, organizatat e majta dhe grupe qytetare bllokuan hyrjet e kongresit. Disa protestues u zinxhiruan nën një makinë, duke i bërë të pamundura qarkullimin dhe hyrjen, shkruan A2 CNN.

Sipas autoriteteve, deri në 50 mijë demonstrues pritej të mblidheshin gjatë fundjavës. Ndërkohë, sondazhi i ZDF “Politbarometer” e vlerëson mbështetjen kombëtare për AfD në 27%.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy