PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së: S’ka votim jashtë përfaqësive diplomatike

by Nexhat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së p♪7r zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime për gazetaren Qëndresa Tërshani.

banner

Vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.

“Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40 mijë e 850 votues. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit për votimin jashtë Kosovës, të miratuara nga KQZ është 60, me gjithsej 109 vendvotime”, thuhej në vendimin e KQZ-së,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy