PZAP ua shpalli të kundërligjshëm vendimin për votim jashtë ambasadave, Murati sulmon LDK’në

by Nexhat

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar vendimin e KQZ-së që të votohet jashtë ambasadave e konsullatave.

Këtë vendim të PZAP, e ka përdorur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke pretenduar se “LDK është kundër diasporës.

banner

Sipas tij, LDK-ja po përpiqet të pengojë votimin e diasporës.

“A din dikush me tregu pse LDK-ja është kaq kundër diasporës? Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit.  LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka thënë Murati. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy