Lëvizja Vetëvendosje do të jetë bashkë me tri parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Partia e Albin Kurtit edhe në këto zgjedhje nuk do t’i hyjë garës e vetme.
Lajmin për koalicionin parazgjedhor të VV-së me tri parti të tjera e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)”, konfirmoi zëdhënësi Elezi

