President nderi i Bayern Munich, Uli Hoeneb, beson se do të arrijë të mbajë në ‘Alianz Arena’ sulmuesin e tyre britanik, Harry Kane, i cili është nën kontratë deri në qershor 2027.
Kreu i nderit bavarez, Uli Hoeneb, konfirmoi këtë gjatë një fjalimi në eventin Power Days në Sallën Olimpike të Munich.
“Nëse do të varej nga ne – dhe kam dëgjuar se do të varej edhe nga ai – do ta zgjasja kontratën,” tha Hoeneb.
Sipas tij, sulmuesi 32-vjeçar nuk ka ndërmend të ushtrojë klauzolën e lirimit, e cila i lejon largimin për rreth 65 milionë euro dhe është e vlefshme deri në janar.
“Ne supozojmë se ai patjetër do ta përmbushë kontratën deri në vitin 2027,” shtoi Hoeneb.
Në klubin bavarez nuk ndihen presione, ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës pritet të fillojnë në pranverë.
Të dyja palët kanë treguar vullnet të mirë dhe një marrëveshje shihet si çështje kohe.

