Dy persona ndalohen në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

by informim peje

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25, kur njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja.

banner

Automjeti drejtohej nga një kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy