Derbi në Superligën turke mes Fenerbahce dhe Galatasaray ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 1–1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në Stamboll.
Ndeshja e xhiros së katërmbëdhjetë e elitës së futbollit turk është karakterizuar nga ritmi i lartë, tensionet dhe vendimet e diskutueshme të arbitrit Yasin Kol, i cili ka treguar tetë kartona të verdhë. Të dyja skuadrat kanë pasur mungesa dhe improvizime në formacione, por kanë ofruar një përballje të fortë deri në minutën e fundit.
Galatasaray ka kaluar e para në epërsi në minutën e 27-të, kur goditja e Sane është devijuar nga mbrojtësi Oosterwolde dhe ka përfunduar në rrjetë.
Fenerbahce ka menduar se e ka barazuar në minutën e 44-të, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, pasi është vlerësua se Skriniar e kishte prekur topin me dorë gjatë aksionit.
Megjithatë skuadra vendase ka arritur ta barazojë në minutat e fundit, me Jhon Duran që ka shënuar në kohën shtesë (90+5) pas një harkimi të Levent Mercan.
Me këtë barazim, Galatasaray ruan kreun e tabelës me 33 pikë, ndërsa Fenerbahçe mbetet një pikë prapa, me 32 pikë

