Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së kësaj jave kundër Fulhamit, një sfidë e rëndësishme për ambiciet e kampionëve në fuqi në garën për titull.
City vjen në këtë përballje pasi ka fituar tre nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe shpreson të vazhdojë ritmin pozitiv, sidomos pas gabimit të Arsenalit ndaj Chelseat gjatë fundjavës.
Skuadra e Guardiolës ka fituar pesë ndeshjet e fundit me Fulhamin dhe synon të zgjerojë këtë seri pozitive të martën mbrëma në ‘Craven Cottage’.
Gjatë konferencës, Guardiola komentoi edhe deklaratat e trajnerit të Leeds United, Daniel Farke, i cili akuzoi portierin Gianluigi Donnarumma se kishte simuluar një lëndim për të “shfrytëzuar rregullat” në ndeshjen e fundjavës.
“Nuk e di nëse do ta kishim fituar atë ndeshje sezonin e kaluar, nuk e di. Nuk mund ta parashikoj çfarë do të kishte ndodhur,” u shpreh Guardiola.
“Gjithçka varet nga fakti nëse Phil (Foden) e çon topin në rrjetë. Nuk e përcaktoj mentalitetin e skuadrës vetëm me një fitore. Nuk besoj në gjëra të tilla.”
Sa i përket akuzave për Donnarumman, Guardiola tha se nuk ka biseduar ende me portierin italian.
“As nuk e kam pyetur për këtë”, theksoi Guardiola.

