Insistohet që të përjashtohet nga mbledhja e KPK-së U.D i Kryeprokurorit Agron Qalaj

by Nexhat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) janë kthyer në sallën e takimit por, sërish anëtari i Arian Gashi ka insistuar se nuk do të jetë pjesë e një mbledhjeje ku i pranishëm është Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit Agron Qalaj, pasi që thotë se pozita e tij është e kontestueshme,

“Unë erdha për hir të opinionit publik, unë nuk refuzojë takime por marrë pjesë në takime ku ka kuorum të ligjshëm. Me gjithë respektin për Qalaj por nuk marrë pjesë ku është ai sepse prezenca e tij është e kontestueshme.. me prezencën e Qalaj nuk mund të shkojmë tutje”, tha anëtari i KPK-së, Arian Gashi.

banner

Ndërsa anëtari tjetër Jetish Maloku ka ndërhyrë duke thënë se kjo nuk është çështje dëshirash por ligjesh e për çka thekson se askund me ligj nuk parashihet përjashtimi i UD. Kryeprokurorit të dalë nga takimi.

“Asnjë element ligjor nuk ka për përjashtim”, tha ai.

Gashi ka thënë se kjo nuk është bllokim por thirrje për të zbatuar ligje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy