Kurti e nis fushatën për votat e mërgatës nga Oslo, pjesëmarrja e Ambasadores Luci në tubim partiak nxit reagime

by Nexhat

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është parë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Oslo, ku mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Tubimi vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kurti ka zgjedhur të kërkojë votën e diasporës në Norvegji, një nga vendet e para që ka targetuar.

banner

Në opinionin publik ka pasur shumë reagime për pjesëmarrjen e ambasadores së Kosovës në Norvegji në një tubim partiaj.

Kjo pasi qartazi bie ndesh me ligjin, sipas nenit 32, Pika 1.5, e Ligjit për Shërbyesit e Jashtëm. Ky ligj ia ndalon rreptësisht asaj çfarëdo pjesëmarrje në aktivitete partiake “gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm”.

Për pjesëmarrjen e saj ka pasur reagime, Vlora Çitkau nga PDK-ja ka thënë se ambasadat janë të Kosovës, jo të partive politike.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po përdor resurset shtetërore për qëllime elektorale.

“Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka thënë Çitaku.

Për pjesëmarrjen e Lucit në tubim të Vetëvendosjes, ka reaguar dhe Blerta Deliu nga PDK.

“Kur ambasadorja paraqitet në tubim të VV-së në Oslo, kush garanton se ambasada nuk po përdoret politikisht?”, ka thënë Deliu.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht pretendon një monopol të votës së diasporës, ndonëse në zgjedhjet e fundit nuk doli si partia e parë.

Së fundmi,  përmes KQZ-së. LVV kishte synuar që diaspora të votojë edhe jashtë ambasadave e konsullatave, gjë që u refuzua nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Në kohë të njëjtë, VV akuzon subjektet e tjera politike që “janë kundër diasporës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy