Lladrovci rikthehet në PDK: Do angazhohemi për fitoren e Bedri Hamzës, të tejkalohen 20 mijë vota në Drenas

by Nexhat

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer në PDK, ai e quajti Drenasin si komunën e shtatë të PDK-së.

Ai tha se u angazhua me mish e shpirt për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës më 9 shkurt dhe do të angazhohen edhe për 28 dhjetor.

banner

“U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 Shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 Dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave. Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka thënë Lladrovci


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy