Lojtari me prejardhje shqiptare që luan në SHBA, ka të drejt të përfaqësojë katër kombëtare

by Nexhat

Në futbollin shqiptar po shfaqet një tjetër emër premtues që po tërheq vëmendje jashtë vendit.

Mattheo Di Mareli, futbollisti i ri me prejardhje shqiptare, po spikat në Shtetet e Bashkuara si një nga talentet më të rafinuara të gjeneratës së tij.

banner

Vetëm 16 vjeç, Di Mareli është pjesë e Houston Dynamo 2, një klub i njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Ai është i lindur në SHBA nga një baba shqiptar dhe një nënë meksikane. Ai po ashtu ka të drejt të laujë për kombëtaren e Greqisë dhe SHBA-në.

Aktivizohet si mesfushor ofensiv dhe sulmues i krahut, ku aftësia e tij për të kombinuar shpejtësinë, teknikën dhe inteligjencën taktike e veçon nga bashkëmoshatarët.

Trajnerët në akademinë amerikane kanë vlerësuar përkushtimin dhe disiplinën e tij, ndërsa ekspertët e futbollit e shohin si një lojtar që mund të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierë në vitet e ardhshme.

Performancat e tij të fundit kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve shqiptarë, të cilët e shohin Dimarelin si një potencial të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kuqezi.

Ndërkohë, vetë lojtari po vazhdon rrugëtimin e tij me ambicie të qarta: të rritet profesionalisht dhe të arrijë nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy