Reagimet e VV-së, Cakolli: PZAP s’lejoi shkeljen e ligjit, diaspora s’duhet të bie pre e diskurseve përçarëse

by Nexhat

Eugen Cakolli, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas vendimit të fundit të PZAP, që diaspora të votojë vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikë së Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e quajtur këtë hap si pikë kthese për integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas tij, ky vendim e rivendos një standard të qartë ligjor, që mund të konfirmohet edhe nga Supremja, nëse dërgohet në këtë gjykatë kjo lëndë.

banner

Ky vendim, Cakolli thotë se i ndaloi përpjekjet që të krijohet një situatë, për ta paraqitur diasporën si të penguar nga procesi zgjedhor, transmeton Klankosova.tv

“Vendimi i fundit i PZAP-së nuk është vetëm një korrigjim teknik i KQZ-së. Është një pikë kthese e rëndësishme për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ky vendim rivendos një standard të qartë ligjor dhe, duke besuar që do të konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme nëse dërgohet si rast, mbyll çdo dilemë për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës.

Por po aq e rëndësishme është që PZAP-ja i ndaloi përpjekjet për krijimin e një situate të paqenë, për ta paraqitur diasporën si të “penguar” nga votimi. Në fakt, as PZAP-ja, as parashtruesit e ankesës dhe askush tjetër nuk e ka “ndaluar diasporën”.”

PZAP nuk lejoi shkeljen e ligjit,në emër të narrativave politike dhe “kauzave” elektorale, si dhe u neutralizua një lojë që rrezikon ta deformojë debatin publik rreth diasporës, u shpreh tutje Cakolli.

Madje, siç thotëai, pikërishst ata që kontribuuan shumë që 28 dhjetori të caktohet si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, tashmë po reagojnë ndryshe.

“Ironia më e madhe është se ata që kontribuan maksimalisht që data e zgjedhjeve të jetë 28 dhjetori – pikërisht me arsyetimin se “diaspora do të jetë këtu” – tani po thonë se as përfaqësitë diplomatike nuk mjaftojnë. Tash kërkuan qendra shtesë, kryesisht në hapësira private, në restaurante e në ambiente fetare… jo sepse janë të nevojshme, por sepse ndihmojnë narrativën.

Për më tepër, as në zgjedhjet e 9 shkurtit, që ishin të rregullta dhe me afate dukshëm më të gjata, pothuajse asnjë qendër jashtë vendit nuk e arriti kapacitetin maksimal të votuesve që mund të regjistroheshin. Pra, nuk ka pasur kërkesë që i tejkalon kapacitetet ekzistuese.”

Në fund, ai tha se sot është një ditë e mirë për demokracinë dhe integritetin zgjedhor në Kosovë.

“Edhe nëse ditët në vijim do të mund të dëgjojmë sërish se “dikush ua paska ndaluar diasporës votimin”, faktet janë të thjeshta, por jashtëzakonisht kokëforta. Mjafton të lexohet vendimi i PZAP-së, dhe kuptohet menjëherë se kjo është një tezë e zbrazët dhe strategji e vjetër për mobilizim elektoral.

Diaspora nuk duhet të bjerë pre e diskurseve përçarëse. Ajo do të votojë, ashtu siç e përcakton ligji. Kjo është mënyra më e sigurt që vota e çdo qytetari jashtë vendit të ketë vlerë dhe legjitimitet të plotë.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy