Prodhuesit globalë të armëve arritën nivele rekord fitmesh në vitin 2024, të nxitura nga luftërat dhe tensionet gjeopolitike, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen, me qendër në Stokholm (SIPRI).
100 kompanitë më të mëdha të mbrojtjes në botë rritën të ardhurat e tyre të kombinuara nga shitja e armëve dhe shërbimet ushtarake të lidhura me to me një shifër të rregulluar sipas inflacionit prej 5,9% vitin e kaluar, duke arritur në rreth 679 miliardë dollarë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
SIPRI tha se ”kërkesa u nxit kryesisht nga luftërat në Ukrainë dhe Gaza, rritja e fërkimeve gjeopolitike në nivel global dhe rajonal dhe rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake”.
”Shumë kompani zgjeruan linjat e prodhimit, ndërtuan objekte të reja, themeluan filiale ose blenë konkurrentë për të përmbushur kërkesën”, tha grupi i ekspertëve.
Shtetet e Bashkuara mbetën forca dominuese në treg, me 39 nga 100 firmat kryesore.
Të ardhurat e tyre nga mbrojtja u rritën me 3,8% ose 334 miliardë dollarë, gati gjysma e totalit global.
Në Evropë, të ardhurat nga armët u rritën me 13% ose 151 miliardë dollarë, të nxitura nga kërkesa e fortë e lidhur me luftën në Ukrainë dhe një ndjenjë në rritje kërcënimi nga Rusia.
Katër firmat e mbrojtjes të listuara në Gjermani – ”Rheinmetall” (e renditur e 20-ta), ”ThyssenKrupp” (61), ”Hensoldt” (62) dhe ”Diehl” (67) – së bashku shënuan një rritje të habitshme prej 36% ose 14,9 miliardë dollarë.

