Tahiri apel qytetarëve: T’i zgjedhim njerëzit që japin gjithçka për Kosovën

by informim peje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se katër javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e vendit.

“Se çfarë drejtimi do të marrë Kosova, do të varet nga sot katër javë, kur mu në këtë ditë e në këtë orë do të përfundojë votimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka deklaruar Tahiri.

banner

Sipas tij, detyra e të gjithëve është që Kosova të bëhet një vend i sigurt, me mirëqenie dhe dinjitet për qytetarët e saj.

“Kjo mund të bëhet vetëm duke i zgjedhur njerëzit që janë dëshmuar të gatshëm të japin gjithçka për vendin e tyre”, ka shtuar nënkryetari i AAK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy