AGK e quan recidivist të sulmeve ndaj gazetarëve Sami Kurteshin: Ai dhe VV të ndalojnë këtë praktikë

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit fizik dhe verbal që sot Sami Kurteshi ua ka bërë gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së.

AGK e ka quajtur Kurteshin recidivist të sulmeve ndaj gazetarëve dhe i ka bërë thirrje Kurteshit dhe VV-së që të ndalin praktika të tilla.
Reagimi i plotë:

banner

 Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy