Asllani vlerësohet 30 milionë euro, Hoffenheimi vendos çmim rekord për yllin kosovar

by jonzefaj

Skuadra që dëshiron ti sigurojë shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani duhet të paguajë të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij.

Ky është çmimi që Hoffenheimi po e kërkon për 23-vjeçarin pas interesimit nga Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi, Barcelona dhe disa skuadra nga Premier League e Anglisë.

banner

Mediumet gjermane kanë raportuar se Asllani në kontratën e re, të firmosur javë më parë me Hoffenheimin ka një klauzolë lirimi prej 25 deri në 29 milionë euro dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet në verë nëse jo në janar nga ekipi i Bundesligës.

Në rast se Asllani shitet për 30 milionë euro, atëherë do të jetë ndër pesë transferimet më të shtrenjta në historinë e Hoffenheimit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 12 ndeshje të luajtura.

Në total, Asllani ka 6 gola e 3 asistime në 14 ndeshje të luajtura për Hoffenheimin në të gjitha garat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy