Historia e Can Yaman është thuajse përrallore.
Ai filloi karrierën si avokat në Stamboll, pas përfundimit të studimeve në Drejtësi dhe një karriere të shkëlqyer si student.
Por puna përpara kompjuterit nuk e bënte të lumtur.
Në moshën 24-vjeçare vendosi të ndryshonte rrugën e jetës dhe filloi të aktrojë.
Fillimisht luajti në seriale turke të transmetuara edhe në Itali, si “Bittersweet – Ingredienti d’Amore” dhe “Day Dreamer – Le ali del sogno”.
Tani, ai është protagonisti i serisë “Sandokan”, e cila nis më 1 dhjetor në RaiUno.
Fansat e krahasojnë shpesh me Kabir Bedi, aktorin indian të serialit origjinal të “Sandokan” apo edhe me Johnny Depp si pirat.
Në serinë e re, Can luan rolin e “Sandokan” në Borneo, në vitin 1841, mes popujve që luftojnë për liri dhe fuqive koloniale.
Ai u përgatit intensivisht për rolin, duke humbur 10 kilogramë, duke mësuar hipjen në kalë dhe duke studiuar skenarin në anglisht.
Versioni italian është i zëvendësuar nga Adriano Giannini.Can flet disa gjuhë dhe po mëson spanjisht për një projekt të ardhshëm.
Ai ka një disiplinë të fortë: punon shumë orë në ditë dhe kërkon të njëjtin përkushtim edhe nga bashkëpunëtorët.
Ka origjinë nga Shqipëria e Kosova.
Gjyshërit e tij u larguan nga Kosova gjatë luftës dhe u vendosën në Turqi.
Can u rrit në Stamboll, në një komunitet me shumë emigrantë.
“Jam rritur në Suadiye, një lagje në pjesën aziatike të Stambollit, me fusha futbolli dhe basketbolli për fëmijët. Në këtë zonë jetonin shumë emigrantë të gjeneratës së dytë dhe të tretë, si gjyshërit e mi, të cilët vinin nga Kosova dhe Shqipëria që u larguan gjatë luftës. Ata flisnin shqip mes tyre”, deklaroi ai.
Ai ka jetuar në Itali që nga adoleshenca, duke ndjekur shkollën italiane dhe duke vizituar qytete si Livorno, Padova, Siena dhe Bologna.
Italia ka qenë një vend i rëndësishëm për formimin e tij kulturor dhe artistik.Bukuria ka qenë një aset për karrierën e tij, por edhe një sfidë.
I njëjti ka mësuar të ruajë privatësinë mes vëmendjes së madhe të fansave.
Aktualisht është në lidhje me Sara Bluma, me origjinë algjeriane.Can dëshiron të provojë role të ndryshme, duke u larguar nga imazhi i mashkullit tërheqës.
Dëshiron të luajë edhe komedi për të sfiduar veten dhe për të treguar se është më shumë se pamja e jashtme.

