Cannavaro: Juve në konfuzion, Napoli po menaxhon në mënyrë fenomenale

by Nexhat

Fabio Cannavaro ka thënë Juventus po kalon një periudhë konfuzioni dhe nuk po ndjek një drejtim të qartë, ndërsa e ka vlerësuar lart punën e Napolit, duke përmendur presidentin Aurelio De Laurentiis dhe trajnerin Antonio Conte.

Ish-kapiteni legjendar i Italisë, ka dhënë një analizë të qartë mbi gjendjen e futbollit italian, duke u ndalur te Napoli e te Juventus. 

banner

“Një klub si Juventusi nuk mund të përballojë të mos fitojë kaq gjatë. Ka diçka që nuk shkon”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, sipas tij, De Laurentiis ka garantuar stabilitet financiar dhe ka marrë vendime të guximshme në drejtimin e klubit te Napoli. “De Laurentiis do të hyjë në histori si fitues”, është shprehur ai. duke shtuar se Napoli nuk ka pasur frikë të punojë me trajnerë të mëdhenj si Benitez dhe Ancelotti.

Për Conte, lavdërimi ka qenë edhe më i madh. “Menaxhimi i tij vitin e kaluar ishte fenomenal. Ai bashkoi klubin dhe ekipin. Kritikojnë lojën e tij, por taktikisht është i pakrahasueshëm. Në fund, rezultati është ai që ka rëndësi”, ka thënë ish-mbrojtësi i njohur. 

Cannavaro ka folur edhe për krizën e mbrojtësve italianë, duke thënë se ndryshimet kulturore në futboll po e dëmtojnë shkollën tradicionale mbrojtëse. Sipas tij, mbrojtësit e rinj vlerësohen më shumë për aftësitë me top sesa për markim dhe duel fizik. “Kjo na ka dëmtuar shumë. Nuk prodhojmë më mbrojtës ose portierë të klasit botëror”, është shprehur ai.

Ai e ka mbrojtur madje edhe ndërhyrjen rrëshqitëse, një teknikë që sot shpesh kritikohet. “Një ndërhyrje perfekte është një gëzim i barabartë me një gol për sulmuesin”, ka thënë ai. 

Cannavaro e ka kujtuar Botërorin 2006 dhe vendimet guximtare të Marcello Lippi, sidomos në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë. “Lippi futi katër sulmues në kohën shtesë. Ishte një veprim vizionar që na çoi drejt triumfit të Berlinit”, ka theksuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy