Dedaj: VV-ja planifikonte votim në restorante të militantëve për manipulim masiv të diasporës

by Nexhat

Ish-ambasadori dhe politikani Gjergj Dedaj pretendon se rreziku më i madh për manipulim të votave qëndron në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të cilat, siç thotë ai, janë mbushur me militantë dhe familjarë të afërt me pushtetin aktual, pasi janë larguar diplomatë të konsideruar rivalë politikë.

Ai e cilëson këtë si një përgatitje të qëllimshme për të ushtruar kontroll politik mbi procesin e votimit jashtë vendit.

banner

‘’Rreziku më i madh i keqpërdorimit industrial qëndron në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të cilat mbasi i kanë larguar ambasadoret dhe diplomatet të cilët i konsideronin rival politik,  si në komunizëm, i kanë populluar misionet diplomatike me militant dhe familjar të ish regjimit në ikje, qofshin edhe të korruptuar. Qëllimi i këtij popullimi me militant ekstremist ishte që përmes tyre të ndikojnë në procesin elektoral dhe në rezultatin zgjedhor në favor të sektit të LVV ’’, tha Dedaj.

Dedaj thotë se VV ka synuar edhe hapjen e qendrave të votimit jashtë ambasadave, nëpër hapësira private, ku ai beson se do të krijoheshin kushte për keqpërdorim masiv të votës së diasporës.

‘’Duke parë se ambasadat dhe misionet diplomatike, megjithatë janë të mbuluara me kamera vëzhguese,  hapi tjetër i LVV dhe ekstremistëve të tyre ishte tendenca e organizimit të votimit jashtë ambasadave, qoftë në restorante dhe objekte tjera pronë e ndonjë militanti të LVV, në mënyrë që t’i keq përdorim  dhe vjedhin masovisht votat, me 28 dhjetor’’, u shpreh ish-ambasadori Dedaj.

Dedaj akuzon qeverinë për degradim të shtetit gjatë pesë viteve të fundit, për dëmtim të raporteve me aleatët euroatlantikë dhe për sjelljen e Kosovës nën masa ndëshkuese nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Dedajt, të vetëdijshëm për këto dështime, VV pritet të rrisë agresivitetin politik dhe tentimet për të ndikuar në votën e diasporës, duke e konsideruar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme si të pashmangshme.

‘’Fakti se LVV e ka dështuar dhe degraduar shtetin e Kosovës për këto 5 vjetët e sundimit monstruoz,  rrezikimit të partneritetit Euroatlantik, futjen nën sanksione nga SHBA dhe BE, dhe të vetëdijshëm për këto dështime kolosale LVV do të tregoj agresivitet në tërë fushatën elektorale dhe manipulim të votës, duke ditur se ky regjim sadist do të pësoj humbje të thellë në zgjedhjet e jashtëzakonshme te 28 dhjetorit! ‘’, tha Dedaj. /Frontonline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy