IKD, FOL dhe INPO: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistem prokurorial

by Nexhat

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) përmes një komunikate për medie kanë thënë se kanë përcjellë me shqetësim veprimet e kundërligjshme dhe abuzuese të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shumicës prej të cilëve mandati u skadon në muajin e ardhshëm, të cilët përmes vendimeve të kundërligjshme, në ditët e fundit të mandatit të tyre, synojnë haptazi sabotimin e reformës në KPK.

Koalicioni i OJQ-ve thotë se përmes këtyre veprimeve, ky grup i anëtarëve të KPK synon të mbajë shumicën në KPK edhe pas reduktimit të përbërjes së KPK, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

“Më 20 nëntor 2025, në një mbledhje pa kuorum, në kundërshtim me ligjin, një pjesë e anëtarëve të KPK-së shkarkoi kundërligjshëm U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi, duke caktuar në vend të tij në mënyrë të kundërligjshme z. Agron Qalaj. Në bazë të këtij vendimi, Qalaj morri pjesë në takimin e djeshëm, duke ua bërë kuorumin e nevojshëm një pjese të anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve kanë mandat vetëm deri në janar 2026, ashtu që të mundësohet vazhdimi i vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë.

IKD, FOL dhe INPO, theksojnë seNnë takimin e djeshëm, KPK nuk miratoi raportin për zgjedhjen e anëtarit të ri në KPK, me arsyetimin se sipas tyre, në këtë proces u premtuan favore dhe kishte presion ndaj prokurorëve për të votuar.

“Më këtë qasje të kundërligjshme, KPK synon që të përmbysë vullnetin e 74 prokurorëve, të cilët votuan për përfaqësuesin e tyre në KPK. Kjo përkundër se janë shtjerrur të gjitha procedurat administrative për konstatimin e shkeljeve në këtë proces. Neni 12.1. i Rregullores Nr.05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorëve të KPK i jep mundësi kundërkandidatëve që në rast të pretendimit për shkelje procedurale, të parashtrojnë ankesë në KPK brenda 72 orëve. Kandidatja në këtë proces, e cila nuk mori numrin e votave të mjaftueshme për tu përzgjedhur në pozitën e anëtares së KPK, ushtroj këtë të drejtë dhe paraqiti ankesë në KPK. KPK refuzoi këtë ankesë me datën 13 nentor 2025. Sipas paragrafit 3 të këtij neni, “Pas shqyrtimit të ankesave, Këshilli brenda shtatë (7) ditëve shpall dhe certifikon rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor”, thuhet më tej.

Sipas koalicionit të OJQ-ve, procedura administrative për përzgjedhjen e anëtarit të ri të KPK tanimë ka përfunduar dhe KPK ka obligim të hapur që të shpallë dhe certifikojë rezultatetet brenda afatit shtatë ditor, të cilin afat tanimë e ka tejkaluar. Kurse, thuhet se raporti paraqet vetëm një raport informues dhe në asnjë rrethanë nuk mund të synohet që përmes tij të përmbyset vullneti i 74 prokurorëve të cilët votuan për përfaqësuesen e tyre në KPK.

“Tentativat për të komprometuar procesin transparent që u zhvillua, përmes pretendimeve për presion, të padokumentuara nga institucionet e ndjekjes, janë përpjekje të pabazuara dhe jo etike për të shkelur vullnetin e prokurorëve të cilët votuan pro përfaqësueses së tyre të KPK. Të gjitha këto veprime të kundërligjshme janë duke u marrë nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumicës prej të cilëve u kalon mandati në janar 2026, kur pritet të jetësohet reforma në KPK. Në këtë situatë, duke parë hapur abuzimin e ligjshmërisë nga KPK, përmes sigurimit të kuorumit përmes një vendimi të kundërligjshëm, Koalicioni i OJQ-ve i bënë thirrje Gjykatës që sa më parë të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit. Nëse kjo nuk ndodhë, ka një rrezik real për vazhdimin e nxjerrjes së vendimeve të kundërligjshme, shkeljen e vullnetit të Prokurorëve për përzgjedhjen e përfaqësueses së tyre në KPK dhe sabotimin e reformës në KPK nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve e përfundojnë mandatin në muajin e ardhshëm”, thuhet më tej në komunikatë.

Në anën tjetër, IKD, FOL dhe INPO potencojnë se bazuar në deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian, veprimet e KPK-së janë duke cenuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“KPK duhet t’i ketë parasysh dhe t’i marrë seriozisht këto vërejtje, në mënyrë që të ruajë ligjshmërinë dhe integritetin e saj si institucion kushtetues që administron me sistemin e drejtësisë”, thuhet në fund.

Komunikata e plotë:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) (Tutje: Koalicioni i OJQ-ve), kanë përcjellë me shqetësim veprimet e kundërligjshme dhe abuzuese të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shumicën prej të cilëve mandati u skadon në muajin e ardhshëm, të cilët përmes vendimeve të kundërligjshme, në ditët e fundit të mandatit të tyre, synojnë haptazi sabotimin e reformës në KPK. Përmes këtyre veprimeve, ky grup i anëtarëve të KPK synon të mbajë shumicën në KPK edhe pas reduktimit të përbërjes së KPK.

Me 20 nëntor 2025, në një mbledhje pa kuorum, në kundërshtim me ligjin, një pjesë e anëtarëve të KPK-së shkarkoi kundërligjshëm U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi, duke caktuar në vend të tij në mënyrë të kundërligjshme z. Agron Qalaj. Në bazë të këtij vendimi, Qalaj morri pjesë në takimin e djeshëm, duke ua bërë kuorumin e nevojshëm një pjese të anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve kanë mandat vetëm deri në janar 2026, ashtu që të mundësohet vazhdimi i vendimeve të kundërligjshme.

Në takimin e djeshëm, KPK nuk miratoi raportin për zgjedhjen e anëtarit të ri në KPK. Kjo me arsyetimin se sipas tyre në këtë proces u premtuan favore dhe kishte presion ndaj prokurorëve për të votuar. Më këtë qasje të kundërligjshme, KPK synon që të përmbysë vullnetin e 74 prokurorëve, të cilët votuan për përfaqësuesin e tyre në KPK. Kjo përkundër se janë shtjerrur të gjitha procedurat administrative për konstatimin e shkeljeve në këtë proces.

Neni 12.1. i Rregullores Nr.05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorëve të KPK i jep mundësi kundërkandidatëve që në rast të pretendimit për shkelje procedurale, të parashtrojnë ankesë në KPK brenda 72 orëve. Kandidatja në këtë proces, e cila nuk mori numrin e votave të mjaftueshme për tu përzgjedhur në pozitën e anëtares së KPK, ushtroj këtë të drejtë dhe paraqiti ankesë në KPK. KPK refuzoi këtë ankesë me datën 13 nentor 2025. Sipas paragrafit 3 të këtij neni, “Pas shqyrtimit të ankesave, Këshilli brenda shtatë (7) ditëve shpall dhe certifikon rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor”.

Kështu, procedura administrative për përzgjedhjen e anëtarit të ri të KPK tanimë ka përfunduar dhe KPK ka obligim të hapur që të shpallë dhe certifikojë rezultatetet brenda afatit shtatë (7) ditor, të cilin afat tanimë e ka tejkaluar. Sa i përket raportit, bazuar në nenin 12.1 të Rregullores në fjalë, ky raport paraqet vetëm një raport informues dhe në asnjë rrethanë nuk mund të synohet që përmes tij të përmbyset vullneti i 74 prokurorëve të cilët votuan për përfaqësuesen e tyre në KPK. Tentativat për të komprometuar procesin transparent që u zhvillua, përmes pretendimeve për presion, të padokumentuara nga institucionet e ndjekjes, janë përpjekje të pabazuara dhe jo etike për të shkelur vullnetin e prokurorëve të cilët votuan pro përfaqësueses së tyre të KPK.

Të gjitha këto veprime të kundërligjshme janë duke u marrë nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumicës prej të cilëve u kalon mandati në janar 2026, kur pritet të jetësohet reforma në KPK. Në këtë situatë, duke parë hapur abuzimin e ligjshmërisë nga KPK, përmes sigurimit të kuorumit përmes një vendimi të kundërligjshëm, Koalicioni i OJQ-ve i bënë thirrje Gjykatës që sa më parë të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit. Nëse kjo nuk ndodhë, ka një rrezik real për vazhdimin e nxjerrjes së vendimeve të kundërligjshme, shkeljen e vullnetit të Prokurorëve për përzgjedhjen e përfaqësueses së tyre në KPK dhe sabotimin e reformës në KPK nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve e përfundojnë mandatin në muajin e ardhshëm.

Në anën tjetër, bazuar në deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian, veprimet e KPK janë duke cenuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. KPK duhet t’i ketë parasysh dhe t’i marrë seriozisht këto vërejtje, në mënyrë që të ruajë ligjshmërinë dhe integritetin e saj si institucion kushtetues që administron me sistemin e drejtësisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy