Rojet bregdetare të Kinës dhe Japonisë kanë dhënë versione të ndryshme për një përballje që ndodhi pranë një grupi ishujsh me rëndësi gjeopolitike në Detin e Kinës Lindore.
Roja Bregdetare e Kinës tha të martën se një anije peshkimi japoneze kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat e Ishujve Diaoyu, që Tokio i quan Ishujt Senkaku. Kina i pretendon si territor të vetin, megjithëse ishujt administrohen nga Japonia.
Ndërkohë, Roja Bregdetare e Japonisë tha se kishte ndërhyrë dhe kishte dëbuar dy anije të Rojeve Bregdetare kineze, ndërsa ato i afroheshin anijes së peshkimit.
Përballja ndodhi, ndërsa lidhjet diplomatike midis dy vendeve janë përkeqësuar, pas komentimeve të kontestuara të liderit japonez mbi Tajvanin, muajin e kaluar.
Gjatë një pyetjeje në parlament në nëntor, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, e njohur si kundërshtare e fortë e Kinës dhe si veprimtare e angazhuar në rajon, sugjeroi se Tokio mund të ndërmerrte veprime ushtarake, nëse Pekini sulmon Tajvanin.
Pekini e sheh Tajvanin si territor i vetëqeverisur, si pjesë të territorit të vet, dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta “ribashkuar” atë.
Që atëherë, të dyja palët kanë përdorur retorikë gjithnjë e më armiqësore ndaj njëra-tjetrës, dhe ndarja e gjerë po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve në të dy vendet.
Tajvani ndodhet rreth 160 km në jug-perëndim të Ishujve Senkaku

