Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar vdekjen e vëllait të tij.
Në postimin për ndarjen nga jeta të të vëllait, Haziri shkruan:
Ma këpute shpirtin vëlla!
Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.
Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!

