Ministria e Financave ende nuk e ka ndarë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Nexhat

 Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala, në mbledhjen e KQZ-së që po mbahet sot ka njoftuar se Ministria e Financave ende s’i ka ndarë mjetet buxhetore të kërkuara nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Buzhala në mbledhje ka deklaruar se kanë qenë në kontakt me zyrtarë të Ministrisë së Financave lidhur me këtë çështje, por që s’ka pasur nga ta ndonjë informacion konkret.

banner

“Kemi kontaktu me ta, na kanë thënë që kur të kanë informacione konkrete do të na njoftojnë. Deri tani s’kemi asgjë konkrete për buxhetin e miratuar nga KQZ-ja”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy