OBSH rekomandon ilaçet GLP-1 kundër obezitetit tek të rriturit

by informim peje

Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rekomanduar ilaçet kundër diabetit, GLP-1, të përdorën kundër obezitetit tek të rriturit.

OBSH-ja ka deklaruar se GLP-1 mund të jetë pjesë e një strategjie për trajtim afatgjatë që kombinon medikamentet me konsultime rreth dietave të shëndetshme si dhe aktiviteteve fizike, ka raportuar NBC News.

banner

Zyrtarët e OBSH-së, udhëzuesin e kanë publikuar të hënën në gazetën JAMA, duke cekur se ilaçi mund të përdoret në afat të gjatë për trajtim të vazhdueshëm për gjashtë muaj ose më shumë.

“Terapia me GLP-1 nuk përbën vetëm një arritje shkencore, por shënon kapitull të ri në konceptin se si shoqëria i qaset obezitetit, nisur nga perceptimi që kishte në fillim si ‘pasojë e stilit të keq të jetesës’ e deri tek një kompleks i parandalueshëm e sëmundje kronike që ka trajtim”, kanë shkruar zyrtarët.

Sidoqoftë, në udhëzim gjithashtu thuhet se “ilaçi nuk mund të luftojë obezitetin global i vetëm”. Faktorë gjenetikë e mjedisorë si rritja e nivelit të stresit dhe rritja e ekspozimit ndaj ushqimeve të shumë procesuara, kontribuojnë gjithashtu.

Klasa e medikamenteve që po rekomandohen, të njohura si GLP-1, mund ta mundin apetitin e njeriut duke emituar një hormon, i cili i jep sinjale trurit kur njeriu është i ngopur.

Ky ilaç është bërë shumë i popullarizuar përgjatë viteve të fundit si pjesë e një mali me dëshmi që sugjerojnë se mund të ndihmojë në humbje peshe e të ulë rrezikun për telashe shëndetësore që lidhen më obezitetin, të tilla si tensioni i lartë i gjakut e sulmi ne zemër.

Sipas think-tankut KFF, në SHBA, raportohet se 1 në 8 persona është duke marrë medikamentin GLP-1 për humbje peshe si dhe telashin tjetër shëndetësor – diabetin.

OBSH-ja në muajin shtator e ka shtuar medikamentin GLP-1 në listën e barnave esenciale për trajtimin e diabetit, por nuk mund të bënte njësoj për trajtimin e obezitetit, pasi medikamenti, veç vetë, nuk mund ta ndalojë obezitetin.

Udhëzuesit e ri të organizatës, të cilët janë punuar nga komiteti i obezitetit, farmacistë dhe ekspertë të shëndetit publik, erdhën si kërkesë nga vetë anëtarët e OBSH-së. Ata kanë ardhur pas aprovimit të GLP-1 si medikament nga autoritetet, përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Shumë vende marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së për politikat e tyre shëndetësore.

Rekomandimet e agjencisë vijnë të kushtëzuara, gjë që do të thotë se duhen me shumë prova. Në dokumentet që janë publikuar në JAMA, zyrtarët e OBSH-së kanë cekur se në afat të gjatë, janë të nevojshme më shumë të dhëna rreth sigurisë dhe efikasitetit, si dhe uljen e çmimit në mënyrë që medikamenti të jetë sa më i qasshëm.

Medikamentet më të popullarizuara për humbje peshe në SHBA janë Zepbound nga brendi Eli Lilly dhe Wegovy nga brendi Novo Nordisk, të cilët kushtojnë 1000 dollarë amerikanë në muaj. Në botë e famshme është edhe Ozempic.

Sidoqoftë administrata e presidentit te SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka njoftuar se ka bërë marrëveshje me kompanitë farmaceutike që të mund të ulet çmimi për njerëzit që e paguajnë nga xhepi i tyre.

GLP-1 është shkurtesë për Glucagon-Like Peptide-1, hormon natyral që prodhohet në zorrë, e që rregullon sheqerin në gjak duke stimuluar prodhimin e insulinës kur nivelet e sheqerit rriten, ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe ul apetitin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy