Një rast i rëndë kishte ndodhur më 29 nëntor të këtij viti në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një burrë tentoi ta privonte nga jeta të fejuarën e tij me thikë.
Sipas burimeve të Klan Kosova,, gjendja e saj pas pesë ditësh trajtimi, është stabile.
E njëjta, bazuar në këto burime, është larguar nga Mjekimi Intensiv, derisa është transferuar në Kirurgjinë Abdominale.
Organet e rendit kishin bërë të ditur se ishte arrestuar i dyshuari pas kryerjes së aktit.
Ndërkohë, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast

