Harry Kane megjithëse në moshën 32 vjeçare po përjeton një rini të dytë, në sezonin e tij të 3 në bavari tek gjigandët gjermanë të Bayern. 14 gola në Bundesligë dhe 5 në Champions janë shifra që flasin vetë për impaktin e tij këtë sezon tek skuadra bavareze. Megjithatë javët e fundit ajo ç’ka është tema kryesore rreth anglezit është çështja e rinvoimit. Kane ka një kontratë deri në 2027, por palët ende nuk janë ulur në bisedime, për të diskutuar mbi mundësitë e rinovimit. Pas dy vitesh anglezi do të ketë fryrë 34 qirinj mbi torte, ndaj drejtuesit e klubit për momentin kanë hezituar të nëjnë hapa përpara duke marrë kohë.
Nga ky moment pasiviteti kërkon të përfitojë Barcelona. Klubi po kërkon një golashënues të nivelit të lartë për të zëvendësuar Lewandowskin, i cili e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe do të mbushë 38 vjeç në gusht. Emri i sulmuesit anglez po fiton terren si kandidat. Një nga faktorët që e bëjnë Kane tërheqës për Barcelonën është mundësia e largimit nga Bayern Munich me një çmim të caktuar. Kontrata e tij skadon më 2027, por ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet në rast marrëveshjeje me lojtarin. Vlerësohet se klauzola është 65 milionë euro, një shifër e përshtatshme krahasuar me top-sulmuesit aktualë.
Nga Bayerni konfirmojnë se kjo klauzolë vlen edhe për merkaton dimërore. Uli Hoeness, presidenti nderi i bavarezëve, deklaroi se ka patur një klauzolë lirimi deri në fund të janarit çdo vit, por supozohet se do ta përmbushë kontratën deri në 2027. Nëse është për ne, do t’ia rinovonim kontratën. Familja e tij ndihet mire në Bavari”- u shpreh Hoeness.. Kane tha javën e kaluar se është “i lumtur në Mynih” dhe nuk e konsideron ndryshimin e ambientit sezonin e ardhshëm, por nuk ka nisur ende negociata për rinovimin e kontratës. Situata mbetet ende pezull, ndërsa Barça vijon të qëndrojë në pritje, se si do të shkojnë negociatat

