Anëtari i Bordit të AGK-së, Besnik Velija, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e KQZ-së dhe sjelljen e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve dhe mediave.
Velija ka thënë se kjo sjellje e Kurteshit është e pa arsyetueshme dhe se është puna e gazetarëve që kryejnë punën në mënyrë profesionale, të lirë dhe të papenguar.
“Kjo gjuhë e anëtarëve të LVV s’është diçka re, e kemi parë një qasje të tillë përgjatë pesë viteve të fundit”, ka thënë Velija në FRONTAL.
Ai ka thënë se kjo qasje kundër gazetarëve dhe mediave s’është vetëm e Kurteshit, por pothuajse e gjithë LVV-së.
“Kjo qasje e LVV-së, s’është vetëm nga z. Kurteshi, janë pothuajse komplet si parti që kanë qasje të tillë armiqësore ndaj mediave. Kemi parë edhe rënien e Kosovës, një rënie drastike sa i përket lirisë së shprehje dhe mediave. Kjo qasje e ka sjellë Kosovën në një rezultat jashtëzakonisht të keq, jemi edhe më keq se Serbia”, ka shtuar ai.

