Yamal: Shpresoj që fëmijët të kenë dëshirë të jenë si unë

by Nexhat

“Njerëzit më kanë thënë se kanë nisur të shikojnë futboll përsëri falë meje.”

Thjeshtësi e pastër dhe e thjeshtë e Lamine Yamalit, i cili shpërtheu në botën e futbollit falë paraqitjeve ekselente me Barcelonën dhe me Kombëtaren e Spanjës, përkundër faktit se është lindur në vitin 2007.

banner

Një talent i padiskutueshëm, një kristal i pastër, i cili ua ka mundësuar tifozëve “Blaugrana” dhe pasionantëve të futbollit që ta shijojnë lindjen e një futbollisti unik në stilin e tij dhe që me shumë gjasa do të garojë me futbollistët më të mëdhenj për ta fituar Topin e Artë.

Gjithashtu, të gjithë presin që ai të shkëlqejë edhe në Botërorin 2026.

Por, ekziston një detaj, i cili duhet të menaxhohet.

“Është e vështirë të sillesh si një 18-vjeç. Edhe pse do të doja, nuk do t’ia arrija kurrë. Çdo djalë i moshës sime shkon nga shkolla në shtëpi, ndërsa unë shkoj në stërvitje me fotografët jashtë portës që presin dhe me djelmoshat që e veshin fanellën time”, theksoi Yamal në një intervistë për “60 Minutes”,

Ai nuk e di se çka është privatësia qe dy vjet.

“Dua të shkoj të ha në restorant si një person normal, por nuk është e mundur. Njerëzit do më ndalnin çdo sekondë”, shtoi ai.

“Kështu që, bëj gjëra më të thjeshta” luaj video-lojëra dhe shkoj të takohem me vëllain dhe me nënën time”, nënvizoi Yamal.

“Dëshirë e imja është që t’ua ndryshoj ditën njerëzve: nuk dua t’i mposht krejt rekordet, nuk më intereson t’i shënoj një mijë gola apo t’i luaj një milion ndeshje. Jam një njeri që ka dëshirë të zbavitet në fushë: shpresoj që fëmijët të kenë dëshirë të jenë si unë dhe që personat të kthehen në shtëpi më të lumtur se që ishin para lojës”, përfundoi super-talenti spanjoll. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy