Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me udhëheqjen e partisë.
Hamza tha në Debat Plus se vendimmarrja në PDK është e qartë dhe institucionale, duke theksuar se ai e ushtron plotësisht mandatin e kryetarit të partisë.
“Kur e jap fjalën, edhe e mbaj fjalën. Bedri Hamza sillet si kryetar dhe në përputhje me rolin e tij si kryetar,” u shpreh Hamza.
Ai ka deklaruar se Sami Lushtaku është kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues.
“Sami Lushtaku është kryetar i degës së Skenderajt dhe anëtar i këshillit drejtues – kaq.” – tha Hamza, duke hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për strukturën e brendshme të partisë.

