Demokristianët ne Gjermani komunikatë se do të votojnë LDK-në dhe se nuk janë me Zef Morinën pasi ka hyrë me VV-në

by Nexhat

Anton Antoni, nënkryetar i parë i PSHDK-së, ka dhënë dorëheqje nga partia pasi kryetari i kësaj partie, Zef Morina, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka akuzuar kryetarin e partisë se ka arritur koalicion me Kurtin pas kurrfarë konsultimi me anëtarësinë e partisë dhe se s’ka mbajtur asnjë mbledhje për të marrë një vendim të tillë.

banner

Antoni në reagimin e tij ka përmendur edhe një mbledhje të mbajtur në Gjakovë, në të cilën thotë se s’ka pasur legjitimitet dhe ka demantuar deklarimet që janë bërë kinse për mungesë të përkrahjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka deklaruar se PSHDK duhet të mbetet parti e djathtë.

“PSHDK ka qenë dhe duhet të mbetet parti e djathtë, me vlera të qarta politike, morale dhe shoqërore. Vendimet e fundit të kryetarit Morina nuk përputhen me këtë identitet dhe dëmtojnë integritetin e partisë”, ka shkruar Antoni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy