FIFA gjobit FSHF-në për ndeshjen ndaj Anglisë, federata reagon

by Nexhat

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur me 2,250 franga zvicerane për hedhjen e sendeve nga tifozët gjatë ndeshjes Shqipëri – Angli.

Në një reagim zyrtar, FSHF thekson se “çdo episod i izoluar cenon përpjekjet tona për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve”.

banner

Reagimi i FSHF-së:

Reagimi i FSHF-së:

“FSHF njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2,250 frangash zvicerane lidhur me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël krahasuar me sanksionet e ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë.

Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara. Sjellja korrekte në stadiume duhet të jetë e pandryshueshme, si në ndeshjet brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.

Përkushtimi i tifozëve tanë në ndeshjet e fundit është shfaqur qartë. Mbështetja, energjia pozitive dhe atmosfera në Air Albania kanë reflektuar një sjellje më të matur dhe në përputhje me standardet europiane të fair play. Publiku ka treguar rritje të dukshme në disiplinë, ndërsa episodet problematike janë pakësuar ndjeshëm.

Megjithatë, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres. Ndeshjet e fundit kanë treguar se tifozeria shqiptare zotëron pjekurinë dhe nivelin e kërkuar për të krijuar një atmosferë të rregullt dhe moderne.

FSHF beson se tifozeria shqiptare ka mundësi të renditet shumë më lart, duke reflektuar mbështetjen dhe pasionin për ekipin. Me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme, tifozeria kuqezi mund të shndërrohet në shembull të disiplinës dhe kulturës sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy