Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve
Kampionati Europian i vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Europian i vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Europian i djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Europian i djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë

