Lladrovci: Prona e uzurpuar nga restoranti “Peshkopia” është duke u liruar

by Nexhat

Pas shumë pyetjeve të mediave rreth rastit të lirimit të pronës së uzurpuar në Drenas, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka dhënë një njoftim.

Ai ka thënë se prona te restoranti “Peshkopia” në drenas është duke u liruar.

banner

“Njoftohen mediat lidhur me pyetjet rreth Restoranit “Peshkopia”, se prona e uzurpuar nga ky subjekt ekonomik, edhe pse pas shumë vonesave, pasi Gjykata e tha fjalën e saj, është duke u liruar. Ndërsa lidhur me vonesat në realizimin e projektit dhe dëmet financiare që i janë shkaktuar komunës së Drenasit, do të zhvillojmë procedura tjera ligjore. Kjo pronë me vite është shfrytëzuar paligjshëm nga ky subjekt ekonomik, andaj, lirimi i pronës së uzurpuar ishte detyrim ligjor në mbrojtje të interesit publik. Zbatimi i ligjit, barazia para ligjit, ruajtja e pronës dhe interesit publik janë prioritetet e mia të panegociueshme.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy