“Militanti demokrat lufton, por nuk dëgjohet”, Ervin Salianji kritika ndaj kryesisë së PD: Duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë! 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është…

by Nexhat

Ish-deputet i PD, Ervin Salianji theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen.

Nga takimi i Durrësit me demokratët, ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes militantëve demokratë.

banner

“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet për listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë.

Largimin nga realiteti i njerëzve, mungesën e shpresës, mos llogaridhënien dhe mos mbajtjen e takimeve 7 muaj pas zgjedhjeve. E ndiej dhimbjen e militantit që lufton, por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është  vërteta. Dhe ne nuk duhet të kemi frikë që t’i themi të vërtetat ashtu siç janë

Çdo drejtues duhet ta shohë atë siç është, duhet ti dëgjojë demokratët, që me masivitetin e tyre në këtë takim, tregojnë që duhet të dëgjohen. Mos dëgjimi i tyre është një gabim i rëndë.”, tha Salianji.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy