Profesori i ekonomisë thotë se Hekuran Murati nuk ka lidhje me ekonomi: Le të na tregojë se sa është rrit punësimi

by informim peje

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka kritikuar deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me numrin e bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë.

Murati ka njoftuar se deri në fund të tetorit janë regjistruar mbi 11 mijë ndërmarrje të reja dhe se pritet që deri në fund të vitit kjo shifër të tejkalojë 13 mijë.

banner

Në FIVE të TV Dukagjinit, Misini tha se ky tregues nuk pasqyron shëndetin ekonomik të vendit.

“Këtu flet publikisht ministri i Financave, që është mediokër në ekonomi. Nuk ka lidhje me ekonomi. Nuk paraqet shëndet ekonomik hapja e bizneseve të reja. Nëse e qet hapjen e bizneseve të reja, le ta paraqet pasqyrën e punësimit nga vitit 2020 deri në 2025. Qeverisja e tij, rritjen e punësimit e ka vetëm 1 për qind. Edhe përkundër faktit që i ka rritur suportimet, i ka pas disa skema që sot disa janë të punësuar dhe ata të cilët më së shumti bizneset i kanë punësuar anëtarët e familjes për të korrur subvencione prej shtetit. Kështu që kjo nuk tregon parametër të shëndetit ekonomik, por ky e shfrytëzon për shkak të fushatës. Sepse për të hapur një biznes është shumë lehtë. Por të ta mbyllur është shumë vështirë. Dhe ky le ta tregon se në këto 11 mijë biznese, sa është numri i të punësuarve. Ose me marrë performancën Qeverisë Kurti, le të na tregon se sa është rrit punësimi. Pse hapen bizneset? Hapen për shkak të kërkesave të shumica sidomos për subvencionim nga shteti…”, ka thënë Misini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy