Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, Juventusi kandidat i mundshëm

by Nexhat

Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të gjeneratës së tij, pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit dhe po synon një aventurë të re në Europë.

39-vjeçari ka njoftuar klubin meksikan për vendimin e tij, ndërsa sipas Fabrizio Romano, ai është i hapur për një kontratë 6-mujore me një klub elitar europian.

banner

Sipas Calciomercato, disa klube të Serie A po e vëzhgojnë situatën, dhe Juventusi del si një mundësi reale. Bardhezinjtë e kishin marrë në konsideratë Ramosin edhe sezonin e kaluar pas dëmtimit të Bremer, dhe ndonëse situata aktuale në mbrojtje është më e qëndrueshme, skuadra e Luciano Spallettit mund të përfitonte nga përvoja e tij.

Megjithatë, me ndryshimet e fundit në drejtimin sportiv dhe kriteret e reja të rekrutimit të vendosura nga Damien Comolli, mbetet për t’u parë nëse Juve do të hapë dyert për legjendën spanjolle,

Ramos kërkon një sfidë të fundit në futbollin europian, dhe janari mund t’ia sjellë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy