U raportua se LDK nuk e kandidoi për deputet, reagon Agim Veliu: Mosdorëzimi është forca…

by Nexhat

Pas raportimeve se LDK nuk e kandidoi për deputet, Agim Veliu ka shpërndarë një fotografi të hershme me presidentin historik Ibrahim Rugova, të shoqëruar me një mesazh për idealin, këmbënguljen dhe lidhjen ndërgjeneratave.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kur ideali është më i madh se çdo pengesë, edhe një shtrëngim duarsh shndërrohet në kapitull historie.

banner

“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen”, shkroi Veliu.

Theksojmë se ditë më parë pati diskutime rreth emrit të tij për të qenë pjesë e listës së LDK për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për këtë, Veliu pati shprehur falënderime për ata që kanë ngritur zërin për kontributin e tij në LDK, si dhe, ‘’për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda’’ kësaj partie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy