UEFA e zbulon raportin “fair-play” të Kombëtareve, kështu renditen Kosova e Shqipëria

by Nexhat

Shqipëria mbylli Eliminatoret e Botërorit me vendin e dytë në grup, një vend nderi për ekipin që na jep mundësinë që të tentojmë ende kualifikimin për në finalet e Botërorit nëpërmjet fazës së play off-it që do të luajmë në muajin mars.

Ndërkohë një përmirësim të ndjeshëm ka patur edhe tifozeria në këto eliminatore, ose më saktë në ndeshjen e fundit, ku gjoba e radhës së UEFA-s, ishte vetëm 2000 franga zvicerane, për disa gota plastike të hedhura në një goditje këndit të ekipit mik.

banner

Një lajm shumë i mirë për ne, krahasuar me disa dhjetëra mijëra apo qindra mijëra gjoba që kemi marrë nga Europiani e në vazhdim

Kjo ka sjellë edhe mundësinë që Federata e Shqiptare e Futbollit të kërkojë të shpërblejë tifozët, për ndeshjet e play off-it me Poloninë me më shumë se 5% të biletave, që lejon rregullorja për ekipin udhëtues.

Por nëse për ne është pozitive ulja e nivelit të gjobës, ndryshe ndodh me UEFA-n, gjoba mbetet ndëshkim për ta.

Në raportin e fundit për fair-play që ata kanë publikuar, ne jemi skuadra e fundit. Pra korrektesa e sjelljes së tyre kryesisht.

Në raportin e UEFA-s thuhet: “Shqipëria, një vend që nuk ka asnjë klub në asnjë nga tre garat kryesore të UEFA-s për klube, pjesën më të madhe të 66 ndeshjeve të tyre përfshijnë ekipin kombëtar A dhe të moshave, ndeshjet e të cilat, në përgjithësi, ka një rezultat të ulët të fair-play me një vlerësim pikësh prej 6.774 të ndjekur nga Kroacia me 7.228 dhe Serbia me 7.239 pikë, sit re vendet e fundit.”

Sa i përket kryesimit të këtij klasifikimi sigurisht të parët janë vende me pak tifozë, nëse kanë, si Ishujt Faroe, që kryesojnë klasifikimin, Moldavia apo Kazakhistani, 3 vendet e para, shkruan tch.

Ndërkohë që numrin më të madh të ndeshjeve dhe skuadra e parë e madhe e klasifikimit është Anglia, e cila mban vendin e 6-të me 241 ndeshje dhe 8.717 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy