Derisa janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, janë publikuar pamje të reja të automjetit të përfshirë në rast.
Siç raporton Syri.net, makina tip “Audi” merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë më 29 nëntor rreth orës 18:15, pra 1 ditë para vrasjes, ndërsa u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit një ditë pas krimit.
Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

