Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani do të jetë kandidat i AAK’së për deputet.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.
“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit. Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën. E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit. Kosova ka nevojë për të. Ne kemi nevojë për të. Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament.”

