Ekstradohet nga Hungaria 49 vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit, i dënuar me rreth 4 vjet burgim për tri vepra penale

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Hungaria 49 vjeçari, S.T. i dënuar me rreth 4 vjet burgim për kultivim dhe shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Më datë 04.12.2025 është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari. Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale: • “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, • KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,• KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”

banner

Ai është i dënuar me 3 vjet e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro.

“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente Hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga  zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy