Dukagjin Gorani, gazetar ka folur në “Pressing” të T7, ku tha që njerëzit që flasin ashpër përdorin cilësime të ashpra e bëjnë nga mungesa e fuqisë.
Gorani tha se ‘sa më i pafuqishëm të jetë dikush aq më i pafuqishëm është”.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet pa kapacitet e fuqi me ndërtu një realitet të ri për të cilin ka fol aq shumë Albin Kurti.
Tutje, Gorani tha se VV akuzoi opozitën, gjë që nuk ndodh në vende demokratike stabile.
“Njerëzit që flasin ashpër dhe përdorin cilësime brutale atë zakonisht e bëjnë për shkak të mungesës së fuqisë”, ka thënë Gorani

