I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan e pranon fajësinë

by informim peje

Lubisha Miljkoviq i cili po gjykohet për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, më 29 maj të 2023-s në Zveçan ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale për veprën penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”

“Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha ai.

banner

Edhe avokati Milosh Deleviq tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme të të pandehurve me mbrojtësin. Deleviq propozoi Milkoviq që të dënohet me gjobë dhe t’i mundësohet pagesa me këste në periudhë dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se marrëveshja parasheh 2 vjet burgim efektiv, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe gjashtë muaj burgim që zëvendësohen me gjobë në vlerë prej 14.000 eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se janë plotësuar kushtet e parapara për ta miratuar marrëveshjen e fajësisë dhe se është e bazuar në prova e fakte. Aktgjykimi do të shpallet pas pak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy