“Kosova ka degraduar në çdo sektor”, Kabashi tregon arsyen e hyrjes në politikë

by Nexhat

Gazetari Festim Kabashi, para pak ditësh, iu fut politikës duke adhuruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Kabashi shpjegoi arsyet pse vendosi të hyjë në politikë dhe përse zgjodhi pikërisht LDK-në.

banner

Kabashi deklaroi se, si shtetas i Kosovës, është dëshmitar i asaj që ai e cilësoi si degradim në çdo sektor gjatë viteve të fundit.

“Jetoj në Kosovë, tash e shumë vjet punoj si gazetar, jemi duke parë gjithë ato që po ndodhin sidomos në 5 vitet e fundit ku VV qeverisi me vendin. Jemi dëshmitarë me degradimin në çdo sektor, i bie që jam dëshmitar dhe po përjetoj gjithë këtë degradim. Në bindjen time, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më stabile në Kosovë. Në fakt edhe partia e parë politike, kam qenë edhe anëtar i forumit të LDK-së në Prizren. Gjithmonë e kam ditur se nëse do të futesha në politike do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Kabashi në Klan Kosova”.

Ndër të tjera, gazetari tregoi se në LDK u prit mirë, dhe në ekipin e kësaj partie gjeti energji dhe vizion.

“Ishte pritje shumë e mirë, më thanë që ke ardhë me këmbë të mbarë pasi pas meje ishin ceremoni të tjera të aderimit, isha i pari gjatë kësaj periudhe. Gjeta energji dhe vizion. Besova në këtë ekip. Ndihem si në shtëpinë time, kam filluar të punoj, jemi duke punuar edhe në përgatitjen e një programi edhe më të mirë. Jemi duke dhënë kontributin tonë në fusha specifike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy