Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.
Ndërkaq, burime nga vendi i ngjarjes tregojne se , Amantina Hasani, një 53-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë, dhe është transportuar në emergjencë.

