Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
Presidenca tha se në këtë takim ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.
Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, shtoi Presidenca.
“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

