Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

by Nexhat

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.

Në një video-mesazh në Facebook, kryeministri Rama i ka qëndruar të njëjtave deklaratave të dhënë me herët, se pezullimi i ministres është absurd si koncept. Gjithashtu shtoi se krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.

banner

“Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por më 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy