“Rrugëdalja nga jostabiliteti institucional”, Ramadani tregon arsyen pse po garon për deputet

by Nexhat

Burim Ramadani do të garojë për deputet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai foli për këtë sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke theksuar se skena politike nuk ka qenë kurrë më e bllokuar.

banner

Sipas Ramadanit, zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate është ndryshimi i mendësisë.

“Unë mendoj që ne si Kosovë dhe skena politike, institucionale, jo vetëm që s’ka qenë më e bllokuar dhe më e futur në ngërç, por fatkeqësisht nuk është tepër e shpejt zgjidhja nëse ne të gjithë së bashku nuk e arrijmë këtë masën kritike, për ta ndryshuar mendësinë dhe jo vetëm individët”, u shpreh ai.

Ramadani tha se pjesë e garës për deputet është bërë për të ndihmuar në gjetjen e rrugëdaljes për këtë, që ai e quajti jostabilitet institucional.

“Unë nuk jam në garë politike për të treguar kush, çka po bën, nuk është kjo pjesa ime. Unë jam në garë politike për të ndihmuar në gjetjen e rrugëdaljes të këtij jostabiliteti institucional dhe mbi të gjitha me rekomandu e me shpresë edhe me zbatu plan të qartë, konkret dhe të detajuar për mbrojtje dhe siguri”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy